Sërish protesta të dhunshme në Spanjë, arrestohen 10 persona

87

Dhuna është rikthyer sërish në rrugët e Spanjës pas disa ditësh qetësie nga protestat e dhunshme pas arrestimit të një reperi, raporton Sky News.

Dritaret e bankave u thyen në Barcelonë dhe të paktën 10 persona u arrestuan pasi marshimet paqësore u bënë të dhunshme, me skena të ngjashme në pjesë të tjera të rajonit të Katalonjës.

Kjo vjen pasi reperi Pablo Hasel u mor në paraburgim në 16 shkurt për të vuajtur një dënim me nëntë muaj burg.

Ai akuzohet për nxitjen e terrorizmit, pasi kishte lavdëruar grupe që ishin përgjegjës për vrasjen e më shumë se 1.000 njerëzve në Spanjë, si dhe pasi refuzoi të paguante gjobat për fyerjen e ish-mbretit të vendit.

Dhuna u pa pas arrestimit të tij në të gjithë Katalonjën për më shumë se një javë dhe më shumë se 100 njerëz u arrestuan gjatë demonstratave.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.