Sërish të shtëna me armë, vriten tre persona në një supermarket

215

Dy njerëz u qëlluan dhe u vranë brenda një supermarket në Royal Palm Beach, Florida, sipas zyrës së Sherifit të Palm Beach, njoftojnë mediat e huaja.

Raportohet se personi i dyshuar gjithashtu ka vdekur.

Në një mesazh të postuar në Twitter të enjten, zyra e sherifit tha se policët mbërritën menjëherë në vendngjarje, ku gjetën tre persona të vdekur nga plagët me armë zjarri, duke përfshirë një burrë, një grua dhe një fëmijë.

Policia nuk e bëri të ditur identitetin e autorit të ngjarjes.

“Kjo nuk ishte një situatë aktive me të shtëna”, ka thënë më tej zyra e sherifit.

Detektivët nga departamenti i krimeve të dhunshme të agjencisë janë në skenë duke hetuar, tha zyra në një deklaratë.

“Detektivët janë në fazat fillestare të përcaktimit të asaj që çoi në të shtënat”.