SHBA do të ridrejtojë fondet e OBSH-së në programe të tjera të Kombeve të Bashkuara

92

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ridrejtojnë fondet që jepnin për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në programe të tjera të Kombeve të Bashkuara pasi të tërhiqen nga OBSH korrikun e ardhshëm, njoftoi Departamenti i Shtetit i ShBA-së.

Si pjesë e tërheqjes së saj, e cila hyn në fuqi më 6 korrik 2021, Shtetet e Bashkuara do të fillojnë të tërheqin zyrtarë nga zyrat e OBSH-së dhe të kërkojnë partnerë të tjerë për të marrë përsipër aktivitete të drejtuara më parë nga OBSH-ja, shtoi departamenti në një deklaratë.

/Descript.al/