SHBA e shpalli non-grata/Fatbardh Kadilli: Ja çfarë i kërkova Berishës

238

Kandidati për Kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur lidhur me vendimin e DASH për Sali Berishën ka reaguar edhe para tij.

Sipas Kadillit, ai i ka kërkuar Berishës që ta mbajë PD-në jashtë kësaj çështjeje. Ndërsa shton se Berisha ka qënë forca dhe dobësia e PD-së.

“Kam qenë i pari që kam reguar dhe se vet kryetari dhe Berisha. I bindur se ai ka synimin dhe etikën për të kërkuar në rrugë private sqarimin e kësaj çështje. I kam bërë thirrje që ta shmang përfshirjen e PD në këtë çështje dhe jam i bindur që ka treguar kujdes dhe do të tregoj kujdes sepse i dhimbset PD më shumë se Lulzim Bashës. Berisha ka qenë forca dhe dobësia e PD, ka qenë ai që e ka mbajtur si parti që ka fituar. Por, gjithmonë si forcë e dytë, që nga ’92 PD nuk ka fituar kurrë vetëm si sigël. Politikani më i talentuar që ka pasur Shqipëria, por unë shoh një PD të së ardhmes të shkëputur rrënjësisht nga tradita e PD së Berishës dhe e Bashës, “tha Kadilli për emisionin ‘Opinion’.