SHBA kryen sulmin e parë ajror në Siri të urdhëruar nga Biden

92

SHBA ka kryer një sulm ajror që synon milicitë e mbështetura nga Irani në Siri, në veprimin e parë ushtarak të ndërmarrë nga administrata Biden, raporton BBC.
Pentagoni tha se sulmi shkatërroi “objekte të shumta” dhe u urdhërua në përgjigje të sulmeve kundër personelit të SHBA-së dhe koalicionit në Irak. Zyrtarët e milicisë thanë se një person ishte vrarë, por një monitor i luftës raportoi të paktën 22 fatalitet. Siria dënoi sulmin si një “shenjë të keqe” nga administrata e re e SHBA.

Pentagoni tha se sulmi i tij pranë kufirit Irakian në Sirinë lindore ishte një “përgjigje proporcionale ushtarake” që u mor “së bashku me masat diplomatike”, duke përfshirë konsultimin e partnerëve të koalicionit.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.