SHBA/ Më shumë se 1 milion persona të infektuar me koronavirus

176

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar shifrën 1 milion, është thënë në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar Kinën në muajin mars me numrin më të madh të të infektuarve në gjithë botën.

Numri i personave të vdekur si pasojë e këtij virusi në SHBA ka arritur në 56,749, gjithashtu shifër rekorde në nivel botëror.