SHBA regjistron rreth 400,000 të vdekur nga Covid-19

55

Shtetet e Bashkuara raportuan 137.885 infeksione të reja me koronavirus të hënën, duke e çuar totalin në të paktën 24,074,657 që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Gjithashtu të hënën u raportuan 1,381 vdekje të lidhura me virusin. Numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 në SHBA tani qëndron në 398.981, raporton CNN.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA-së, si dhe raste të riatdhesuara

Të paktën 31,161,075 doza vaksine janë shpërndarë dhe të paktën 12,279,180 janë administruar, sipas Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.