Sherr më fëmijët e tij të mitur për një makinë, i vihen prangat ish-gjyqtarit, Alaudin Malaj

4308

Policia e Tiranës ka bërë me dije se është vënë në pranga ish-gjyqtari Alaudin Malaj.

Blutë kanë sqaruar se Malaj në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrojtje.

Alaudin Malaj, bashkë me vëllain e tij, Agron Malajn, kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik.

Njoftimi i Policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik .