Sherr me thika në Vlorë/Plagoset 42 vjeçari, u përlesh me autorin pas doli nga lokali

112

  Një 42-vjeçar është plagosur pas një sherri me thika të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve të fundit, i plagosuri është përleshur me autorin e ngjarjes pasi kanë dalë nga një lokal në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve” të qytetit të Vlorës.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.