Sherr në burg, të burgosurit rrahin edhe gardianët (EMRAT)

336

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Burgun e Vlorës, ku tre të burgosur pasi rrahën një tjetër person që vuante dënimin, kanë rrahur edhe gardianët.

Sherri ka ndodhur në datën 3 maj në dhomën e telefonatave, ku Eduard Xhezo, Emilent Dhepa dhe Lulzim Demiraj kanë rrahur të burgosurin tjetër Eduart Ahmeti.

Pasi gardianët kanë shkuar për të qetësuar situatën tre të burgosurit i kanë rrahur edhe ata, ndërsa është dashur ndërhyrja e më shumë gardianëve që tre dhunuesit të viheshin nën kontroll.

Bëhet me dije se të tre kanë përfunduar në izolim për 3 muaj, pas urdhrit të Drejtorit të Burgjeve, Agim Ismailit, që është aprovuar nga Gjykata.