Sherr për parkimin/Plagosen nënë e bir në Durrës

50

Nënë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflikti të nisur për vend parkimi në lagjen nr 12 të Durrësit.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:10 minuta.

Autori është një 45 vjeçar.

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta,  shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.”

Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.