Sherret i përkasin të kaluarës, Ledri dhe Stresi shfaqen si dy miq të ngushtë në Prishtinë

111

Dikur ishte e “pa imagjinueshme” të shihnim Ledrin dhe Stresin në një situatë miqësore së bashku. Mirëpo, sherret e dy këngëtarëve, duket se kanë gjetur zgjidhje dhe mes tyre nuk ka më asnjë hatërmbetje.

Mbrëmjen e djeshme, dyshja e theksoi akoma më tepër këtë fakt, duke postuar disa Instastory në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Duke ecur në rrugët e Prishtinës, në orët e vona të natës, Ledri dhe Stresi shfaqen më të qeshur se kurrë, gati si dy miq të ngushtë. Fotot janë shpërndarë në profilet e të dy artistëve, duke ngritur kështu edhe dyshimin për ndonjë bashkëpunim të ardhshëm mes tyre.

/Descript.al/