Sherri me thika në Tiranë, policia vë në pranga një person

108

Policia e Tiranës ka bërë me dije ditën e sotme se ka vënë në pranga një 48 vjeçar, i cili një ditë më parë plagosi me thikë një të ri.

Në pranga ka rënë S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Shkozë, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin O. M., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.