Shkarkimi i Metës, Balla: Jo tentativë e mazhorancës për të kapur Presidencën

19

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste në Kuvend Taulant Balla ka listuar sot nga foltorja e Parlamentit se pse duhet shkarkuar presidenti i Ilir Meta.

Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se iniciativa për shkarkimin e kreut të shtetit nuk është një tentativë e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit. Sipas tij, PS do që në krye të shtetit të jetë një president mbi palët që sheh interesin e vendit.

“…Dua t’u them që unë vlerësoj që është në dinjitetin e institucionit të këtij parlamenti, unë t’u them që në respekt të këtij dinjiteti, besoj që ne kemi një vullnet të madh edhe tek demokratëve të thjeshtë të këtij vendi që janë të ndjerë të fyer nga presidenti, që në krye të atij institucioni vetëm president që nuk ka qenë.”

Taulant Balla tha në mënyrë figurative se Meta e ka përdhunuar institucionin e presidentit, ndërsa shtoi se domosdoshmëria e shkarkimit është e argumentuar.

Taulant Balla tha në mënyrë figurative se Meta e ka përdhunuar institucionin e presidentit, ndërsa shtoi se domosdoshmëria e shkarkimit është e argumentuar.

“E ka përdhunuar institucion e presidentit në mënyrën më të dhunshme. Nuk është dëshirë e jona për të kapur presidencën. Nuk kemi asnjë lloj interesi. Duam që Shqipëria të ketë një president mbi palët, në dobi të interesit shqiptar. Jo president që të jetë ditën president e natën kryetar i një shtabi elektoral të një partie. Duhet një hetim i plotë i sjellës së tij para dhe gjatë fushatës. Komisioni hetimor parlamentar të marrë kohë që të identifikohen të gjitha shkeljet. Thirrjet për dhunë ishin shkaku që çuan në veprime tërësisht kriminale nga një pjesë e opozitës… PD krijoi grupe të armatosura.”

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste përsëriti edhe një herë thirrjen e mazhorancës për bashkëpunim me PD.

“PD  e viteve ’90 nuk ka pasur lidhje me atë që është sot. Nëse i ka mbetur ndopak ADN nga vitet ’90 duhet që sot të pranojë rezultatin e zgjedhjeve e ftesën tonë të sinqertë, për të punuar në parlamentin e ri në funksion të një reforme të re politike.”