Genoveva Ruiz Calavera largohet nga ONM/Merr detyrën e re nga Komisioni Evropian

74

Shefja e Operacionit të Monitorimit në Shqipëri,  Genoveva Ruiz Calavera është larguar nga posti që ka mbajtur deri më tani.

Ka qenë vetë Komisioni Evropian që përmes një deklarate zyrtare ka bërë të ditur shkarkimin e saj dhe caktimin në një post të ri.

Në vend të postit si drejtore për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ajo do të mbajë pozicionin si drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë për Interpretim ose ndryshe SCIC. Megjithatë nuk është bërë ende me dije, data se kur Calavera do të marrë detyrën e saj të re, dhe kush do ta zëvëndësojë si shefe të ONM-së.

Në emërimin e zonjës Ruiz Calavera në këtë funksion, Komisioni përfiton nga një profesioniste me përvojë, e cili ka aftësitë e gjera të nevojshme për këtë funksion sfidues, i cili është thelbësor për angazhimin e suksesshëm me palët e interesuara. Ruiz Calavera ka një histori të fortë të menaxhimit të fituar gjatë karrierës së saj të shquar në Komisionin Evropian. Që nga viti 2016, zonja Ruiz Calavera, një shtetase Spanjolle, ka punuar si Drejtore për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit (NEAR). Para kësaj, ajo zuri funksione të ndryshme të Shefit të Njësisë në Shërbimin për Instrumentet e Politikës së Jashtme (FPI) dhe në Drejtorinë e Përgjithshme për Marrëdhëniet e Jashtme (RELEX). Ajo u bashkua me Komisionin në 1992, duke shërbyer në Drejtorinë e Përgjithshme për Tatimet dhe Bashkimin Doganor për shtatë vjet, pasi kishte punuar më parë për tetë vjet në sektorin privat në Spanjë dhe Belgjikë. Data e efektit të këtij vendimi do të përcaktohet më vonë,”-thuhet në njoftimin zyrtar.