Shkatërrohet rrjeti më i madh i abuzimit të fëmijëve/ Europol pritet të bëjë arrestime në mbarë botën

56

Një nga faqet më të mëdha në botë për ndarjen e imazheve të abuzimeve seksuale me fëmijët është zbuluar nga hetuesit gjermanë.

Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) deklaroi se platforma “Boystown” kishte më shumë se 400,000 anëtarë. Disa imazhe tregonin abuzime tepër të rënda seksuale ndaj fëmijëve të vegjël.

Në hetim ishin të përfshirë agjencitë e zbatimit të ligjit në Hollandë, Suedi, Australi, SHBA dhe Kanada. Disa faqe-chat pedofilie u shpërbënë, ndërsa 3 shtetas gjermanë janë arrestuar, shkruan TheMirror.

Europoli do të merret me shqyrtimin e operacionit dhe priten arrestime të tjera në të gjithë botën.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.