Shkencëtarët australianë po testojnë dy vaksina për koronavirusin

128

Shkencëtarët në Australi kanë filluar testimin e dy vaksinave të mundshme të koronavirusit në provat laboratorike të cilin e quajnë “moment historik”.

Vaksinat, të bëra nga Universiteti i Oksfordit dhe ndërmarrja amerikane Inovio Pharmaceutical, u nxorrën për testimin e kafshëve nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Agjensia Kombëtare e Shkencës e Australisë do të vlerësojë nëse vaksinat funksionojnë dhe nëse ato do të ishin të sigurta për njerëzit.

Prova e parë në njerëz u zhvillua në SHBA muajin e kaluar, por anashkaloi një fazë të testimit të kafshëve.

Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Australisë, Commonwealth (CSIRO) thotë se testet e saj do të jenë provat e para gjithëpërfshirëse para-klinike të vaksinave për të përdorur një model kafshësh.