Shokon mjeku italian: Virusi do e kishte vrarë Berlusconin

24

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi prej afro një jave ndodhet i shtruar në spital, pas infektimit me koronavirus.

Por ajo që ka shokuar të gjithë është deklarata e mjekut që po ndjek gjendjen e ish-kryeministrit, Alberto Zangrillo:

“Ngarkesa virale në tamponin e marrë nga hundët e Silvio Berlusconit ishte aq e lartë, sa që nëse virusi do e kishte kapur në mars-prill, nuk do të ishte kaq me fat. Do e kishte vrarë? Me siguri po! Këtë gjë e di edhe ai. Nëse do të thosha përsëri frazën klinikisht i vdekur, ndoshta nuk do të gaboja. Gjëja themelore në lidhje me Berlusconin, ishte të kuptonte se ai duhej të shkonte në spital, se duhej të shkonte në atë moment dhe se dhjetë orë më vonë mund të ishin tepër vonë pikërisht sepse ai është një pacient në rrezik. Kjo është e vërtetë për të gjithë, jo vetëm për Berlusconin, ne duhet të përmirësojmë afatet kohore, për të shmangur pacientët që mbërrijnë në spital shumë vonë’’.

Sa i përket gjendjes së tij aktuale, ai u shpreh se Berlusconi është në rrugën e duhur.

/descript.al/