Shpërtheu me tone të larta në program, Bora Zemani sqaron situatën pas kritikave të shumta

131

Mbrëmjen e djeshme gajtë “Për’puthen Prime”, Bora Zemani pati një reagim të ashpër ndaj Ledianës, konkurrentes e cila momentalisht ka kërkuar një periudhë pauze nga programi. Situata e krijuar në backstage nga Lediana, e ka revoltuar jashtmase Borën, e cila më pas ka sqaruar çdo gjë në Instagram.

Ky eshte program shume i veshtire! Ndoshta me i veshtiri dhe te jesh i qete, ndonjehere nuk behet aq kollaj. Une ngre zerin dhe revoltohem kur hidhen akuza te renda. Kundrejt produksionit dhe konkurenteve te “Per’puthen”! Suksesi i ketij programi eshte i padiskutuar prej te gjitheve ne. Produksioni me nje pune te shkelqyere te pa lodhur, dhe konkurentet qe e kane dhene veten pa rezerva duke u zhveshur perpara miliona syve cdo dite. Shikueshmeria e ketij programi eshte merite e ketyre dy elementeve ndaj nuk do lejoja kurre te cenoheshin. Ky program eshte MERITE dhe KOSTO e te gjitheve ne. Olsa, Arjani, une, konkurentet… marrim komplimenta dhe kritika, dashuri dhe ofendime, kenaqesi dhe stres cdo dite. Eshte e padrejte qe kete maje ta arrijne keta njerez qe permenda me lart dhe dikush te vij vetem per perfitimet qe te jep ky program. Do kisha mbeshtetje maksimale per dike qe ka kompleks ne jete, qofte edhe nje perqafim, por ne kete program nuk mund te besh “sikur e ke problem“ kur ne fakt eshte dicka normale per ty “jashte kamerave”. Ndaj, te thuash ishte pabesi ndezja e kamerave ne nje program REALITY, (ku nje nga pikat me te rendesishme te kontrates qe firmosin te gjithe protagonistet eshte fakti qe ata xhirohen gjate gjithe kohes dhe pamjet transmetohen kurdo per te qene transparent me publikun) kjo eshte shume! Gjithesi i kerkoj ndjese gjithe atyre qe me te drejte jane bezdisur nga tonet e larta. Une dua qe Ledjana te vazhdoj te jete ne program, nese vete ajo e ndjen se mund te jete pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush eshte ajo ne te vertete. Sepse jam e sigurt qe eshte shume me simpatike… fundja ndaj u perzgjodh nga ne B.Z,” ja shkruajtur Bora në Instagram.

/Descript.al/