Shpërthimi me eksploziv në Fushë Krujë, policia jep detajet e para

116

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mëngjesin e kësaj dite në Krujë, në banesën e shtetasit A. P.

Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 18.04.2021, rreth orës 23:00, në oborrin e banesës së pabanuar të shtetasit A. P., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa shtetas të dyshuar për këtë ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e disa konflikteve të ndodhura më parë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.