Shpëtim Idrizi: Rama kërkon të heqë Çamërinë edhe nga librat e historisë

69

Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i ka cilësuar marrëdhëniet e reja dhe intensive të kryeministrit me qeverinë e re greke, si mjaft të dyshimta.

“Si është e mundur që Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale pas 87 vjetësh, ndërsa kryeministri jo vetëm nuk e kundërshton, por bën avokatinë e Greqisë. Pse qeveria shqiptare hesht para Çështjes Çame, që është detyrim kombëtar? Ne jemi këtu për të mbrojtur Çamërinë, por edhe Shqipërinë nga një strategji e përkrahur nga idiotët e dobishëm të Athinës në Tiranë”, ka thënë Idrizi gjatë një takimi në Fier.