Shqipëria del e mposhtur 3 me 1 nga Çekia

124

Shqipëria mbyll raundin e miqësoreve të Qershorit me humbje. Në Çeki, kuqezinjtë u mundën 3-1 nga vendasit në një ndeshje të luftuar dhe të hapur dhe ku u panë përmirësime në sulm por gabime në mbrojtje.

Kuqezinjtë e nisën shumë mire ndeshjen me 5 minutat e para që dukeshin sikur do të bënim më mirë kësaj radhe në sulm dhe në dy zbritje ishin protagonistë Cikalleshi me Manaj por më pas vendasit morën në dorën situatën.

Herë një gabim i Abrashit e here Selmani na shpëton nga goli i Çekisë por bëjmë shumë gabime sidomos në mbrojtje në pikën më të forte dhe në 18’ ata gjejnë golin me Patrik Schick pas një krosimi nga e djathta.

Janë edhe minutat e tjera një vuajtje e vërtetë ku çekët mund të dyfishonin porn ë 42’ vjen perla e Cikalleshit me një të djathtë nga të paktën 25 metra lë të habitur portierin kundërshtar.

1-1 pas pjesës së parë ndërsa e dyta nis edhe më e hapur dhe e luftuar ku kuqezinjtë tentojnë disa zbritje e nga ana tjetër edhe rrezikojmë.

Në fushë ka edhe tension ku Abrashi merr të verdhë ndërsa Reja rrëzohet sërish në fushë pas një shtyrje nga një lojtar çek.

Pas disa tentativave në 68’ Mazopust gjen dhe avantazhin për ekipin vendas me një diagonal nga jashtë zone që gjithsesi nuk mund të arrihej nga Selmani.

Gjithsesi, Shqipëria nuk dorëzohet dhe sërish me Cikalleshin me një gjuajtje me të djathtën dhe me Manaj me kokë paten mundësi për të barazuar dhe nuk ia dolën.

Reja kreu disa zëvendësime me Dokën, Lenjanin, Balajn e Laçin në fushë që nuk arritën të gjenin golin e barazimit. Në 88’ vjen edhe goli i tretë i Çekisë me kokë në zonë i lënë vetëm Celuska.

3-1 përfundon miqësorja, që duhet thënë riktheu mbrojtjen e dobët por dha sinjale positive për sulmin.