Shqipëria, e pesta në Evropë për nivelin e lartë të rritjes së çmimeve

73

Shqipëria renditet e pesta në Evropë për nivelin e lartë të rritjes së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT janë 13 shtete që kanë shënuar shtrenjtim të mallrave.

Ndikimin kryesor në Shqipëri e kanë dhënë produktet ushqimore me 4.3% të ndjekura më pas nga transporti me 3.6%.

Të tjera grupe që dhanë një kontribut në rritje, edhe pse më të moderuara, ishin pijet alkoolike dhe duhani.

Megjithatë një rënie e çmimeve është regjistruar në muajin korrik, ku duket efekti i mungesës së blerjeve.

Sipas INSTAT gjatë këtij muaji në grupin e ushqimeve është regjistruar një zhvlerësim me 2 %.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit përfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve.

Për sa i përket indeksit të çmimeve të konsumit, ky indeks mbulon vetëm shpenzimet private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit.