“Shqipëria ka ngecur 8 vite në vend-numëro”/ PD mesazh grave e vajzave: Në 25 prill do të risjellim shpresën

148

Partia Demokratike ka deklaruar se Shqipëria në këto 8 vite qeverisje me Ramën ka ngecur në vend-numëro.

Zëdhënësja e selisë blu, Floriana Garo, u bëri thirrje grave dhe vajzave shqiptare që në 25 prill të votojnë Partine Demokratike dhe Aleancen per Ndryshim për të sjellë shpresën.

DEKLARATA E PD
Gra dhe vajza shqiptare:
Shqiperia ka ngecur 8 vite ne vend-numero me qeverisjen e Rames.
Ai na ka dhene cdo arsye per te ndryshuar, per tu perpjekur ne cdo menyre, per te ri-sjelle shpresen ne Shqiperi.
Cfare duam ne te ndryshojme?

-Duam qe familjet tona te kene te garantuar minimumin e nevojshem per te jetuar me dinjitet.
-Duam qe ne te perfitojme ne vendin tone nje edukim cilesor dhe nje profesion te cilin mund ta praktikojme.
-Duam qe nje prind qe punon fort, te jete ne gjendje te fitoje mjaftueshem per te mbuluar shpenzimet e femijeve.
-Duam qe femijet tane ta shohin te ardhmen e tyre ne Shqiperi.
-Duam qe djemte dhe vellezerit tane qe kane emigruar ta shohin mundesine e kthimit ne atdhe per te ndertuar nje jete prane familjes.
-Duam qe qeveria te kujdeset per te gjithe, e jo vetem per disa prane saj.
-Duam qe Shqiperia ti perkase te gjithe shqiptareve.

Rama nuk ka bere mjaftueshem per keto 8 vite qe ka qene ne fuqi, por te pakten na ka dhene mjaftueshem arsye per te deshiruar ndryshimin.

Me 25 Prill ne do te votojme Partine Demokratike dhe Aleancen per Ndryshim, do te votojme nr 9 – per te risjelle shpresen.

Shqiperia fiton!

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.