Shqipëria tjetër/ Mësuesi nga Mokra çon drutë në klasë për të ngrohur nxënësit

77

Jemi në vitin 2021, por temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë risjellin edhe një herë problematikën dhe fatkeqësinë e mungesës së ngrohjes në shkolla.

Mbase në shkollat kryesore në vend ngrohja nuk mungon, por nxënësit nuk mbarojnë aty, Shqipëria nuk mbaron aty.

Mbase zona që nuk sjellin shumë vota, por përsëri ka nxënës dhe mësues e prindër që sakrifikojnë çdo ditë.

Një prej tyre është edhe mësuesi Maliq Torra në  fshatin Velçan të Mokrës.

Me çantën në një dorë e disa drru zjarri në anën tjetër, Torra është nisur tek nxënësit e tij, për të përballuar të ftohtin -12 gradë.

Fotografia është publikuar nga studiuesi Erald Kapri në rrjetet sociale dhe tashmë po bën xhiron e rrjeteve, teksa nuk mungojnë edhe falenderimet për sakrificën e këtij njeriu.

Postimi i plotë:

Shqipëria tjetër. Mesuesi Maliq Torra në fshatin Velçan të Mokrës niset tek nxënësit e tij, bashkë me drutë e zjarrit për të përballuar të ftohtin -12 gradë. Mirënjohje.-shkruan Kapri