Shqipja dhe Fatjoni janë bashkë? Ish konkurrentja ngre dyshimet

108

Shqipja, Fatjoni dhe Ana, nuk janë pjesë e “Për’puthen” prej kohësh tashmë. Megjithatë, të tre personazhet kanë qenë disa herë prezentë në programe të tjera të Top Channel. Teksa diskutonin në “Trotuar” tek “E Diell”, në panel ishte edhe Ana me Shqipen.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

Ka mjaftuar një batutë e Anës, për të ngritur dyshimet për historinë e radhës të prapaskenave të “Për’puthen”. E pyetur nëse pëlqimi i saj ndaj Fatjonit në program ishte i vërtetë dhe përse nuk vazhdoi njohja tashmë që janë jashtë programit, Ana u përgjigj: “Se ndoshta tani që jemi jashtë emisionit e ka Shqipja.” Ky moment u kalua me shaka nga të dyja vajzat, megjithatë mjaftoi për të ngritur dyshimet e fansave.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.