Shqiptarët e mbetur në Siri/Bledi Çuçi dhe shefi i Antiterrorit në Bejrut: Po përgatisim operacionin për rikthimin e tyre

67

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë të ditur se ndodhet prej dy ditësh në Bejrut bashkë me shefin e Antiterrorit Geldis Nano për të kryer operacionin e radhës me qëllim riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Siri.

Në deklaratën e tij Çuçi thekson se “Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë”, ndërsa shpjegon se ka takuar edhe drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi:

####

Gledis Nano, zhvillova një takim me drejtorin e përgjithshëm të sigurisë në Liban, Gjeneral Major Abas Ibrahim. E falënderova Gjeneralin për gjithë kontributin e tij të çmueshëm në këtë proces dhe e garantova për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në çështje të sigurisë dhe sidomos në finalizimin me sukses të këtij operacioni të vështirë në një kohë sa më të shkurtër. Vizita në Beirut është gjithashtu tregues domethënës i këmbënguljes së qeverisë shqiptare për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë nga Siria. Do të punojmë me po të njëjtin përkushtim dhe vendosmëri për të finalizuar me sukses edhe këtë operacion ashtu sikundër bëmë radhën e parë.🤝