“Shqiptarët janë prostituta”, Ish këshilltari i Berishës ‘degjeneron’ popullin, s’pranon dot humbjen

6170

Ish Këshilltari i Sali Berishës, Ermal Hasimja është revoltuar nga rezultatet e këtyre zgjedhjeve parlamentare dhe ka humbur kontrollin duke shkruar një status turpërues për të gjjthë shqiptarët. Një pedagog, analist që ka mbajtur edhe statusin e këshilltarit në Kryeministri në vitet 2005-2006 duket se nuk e ka ‘kapërdirë’ dot të vërtetën e fitores së Partisë Socialiste, e cila deri më tani kryeson me 48.62% për qind të votave të shqiptarëve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

Teksa janë numëruar rreth 90% e votave në rang kombëtar, Hasimja ka ofenduar popullin shqiptar, duke bërë një krahasim ordiner dhe të pavend sa i përket pagesës së prostitutave.

“Ushtrim 1:

Një prostitutë e shet trupin për 10.000 lekë.

Një shqiptar e shet votën për 5.000 lekë.

Gjeni sa shqiptarë blihen me moralin e një prostitute”, shkruan ai.

Diplomat në Paris nuk i paskan mjaftuar Hasimes për tu arsimuar mjaftueshëm dhe për t’u edukuar e kuptuar që të gjithë shqiptarët shprehën vullnetin e lirë më 25 Prill.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.