Shqiptari përdhunon 15-vjeçaren greke me aftësi të kufizuara/Rrëfehet vajza: Më tha hiq trikon se bën nxehtë dhe…

290

Detaje të reja kanë dalë nga krimi monstruoz ku një shqiptar përdhunoi në shtëpinë e tij një vajzë 15 vjeçare me aftësi të kufizuara nga Volosi i Greqisë.

30-vjeçari shqiptar akuzohet se duke përfituar nga gjendja e të miturës e ka marrë atë në shtëpinë e tij në Thesali, duke e përdhunuar më pas.

Të dy ishin njohur përmes Facebook-ut, ku kishin filluar të shkëmbenin mesazhe që ditën e Krishtlindjes.

Sipas vajzës, ajo i kishte dërguar atij një ftesë për t’u bërë miq: “Unë i thashë sa vjeç jam dhe ai më tha se ai është shqiptar”

Vajza 15-vjeçare i përshkroi policisë takimin me shqiptarin të martën e kaluar pasdite, por edhe atë çfarë pasoi në shtëpinë e tij.

“Ne u takuam në Volos dhe pastaj shkuam në shtëpinë e tij. U ulëm në divan dhe ai më kërkoi të hiqja trikon sepse ishte nxehtë, por në fund të dy i hoqëm të gjitha rrobat dhe ai erdhi mbi mua”, duke shtuar se kishte marrëdhënie seksuale mes tyre, raportojnë mediat greke.

Gjatë gjithë kohës që 15-vjeçarja ishte në shtëpinë e 30 vjeçarit shqiptar, nëna e saj ishte përpjekur të kontaktonte me vajzën duke e marrë në celularin e saj, por nuk kishte mundur të lidhej me të.

Nëna e saj, e shqetësuar doli në rrugë për të kërkuar vajzën. Ndërkohë, e mitura pa dhjetëra telefonata të humbura dhe i tha 30-vjeçarit shqiptar, se e kishte marrë e ëma. Ky i fundit e këshilloi t’i shkruante se kishte shkuar tek një shoqe dhe jo se ishte me të.

Vajza i ktheu përgjigje por nëna e 15-vjeçares nuk e besoi, duke filluar ta pyeste me këmbëngulje se ku ishte.

Pastaj, e bija i tregoi për incidentin me 30 vjeçarin shqiptar dhe nëna menjëherë njoftoi policinë. E ëma e vajzës raportohet se ka shkuar në shtëpinë e 30-vjeçarit për t’i kërkuar shpjegime, por ai bëri sikur nuk e njihte të miturën.

E ëma e vajzës filloi të përplasej me 30 vjeçarin shqiptar duke bëritur dhe duke e shtyrë atë derisa mbërriti policia. Ai u arrestua dhe u dërgua te prokurori i Volos i cili e ndoqi penalisht për abuzim seksual ndaj personit me aftësi të kufizuara (pasi vajza ka një paaftësi mendore prej 67%).