Shtatzënë për herë të parë?! Publikohen pamjet e Genta Ismajlit që ju japin fund dyshimeve

285

Genta Ismajli është një ndër këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Ajo është mjaft e komentuar për jetën e saj private, pasi vetëm pak kohë më parë bëri publike romancën me biznesmenin turk Huseyin Usta. Që prej atij momenti çifti ka vjedhur vëmendjen e mediave rozë pasi të dy nuk ngurojnë të ndajnë momente nga përditshmëria në rrjete sociale.

Teksa pak muaj më parë u përfol se ishte në pritje të ëmbël për herë të parë, aludimet morën fund pasi fiziku i artistes nuk po ndryshonte, madje ajo vijonte të ushtrohej rregullisht në palestër për një trup perfekt.

Pamjet që Genta ka ndarë në rrjete sociale i kanë dhënë fund të gjitha dyshimeve njëherë e mirë. Ajo ka ndarë fotografi pas ushtrimeve me instruktorin dhe menjëherë në sy ra fiziku i tonifikuar.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.