Shtimi i të infektuarve me Covid/ Mësimi rikthehet online, gati të mbyllen lokalet në ish-Bllok pas orës 22:00

203

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, dhe njëherësh, kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka deklaruar se mësimi në universitete do të zhvillohet vetëm online dhe se po diskutohet mbyllja e lokaleve në ish-Bllok pas orës 22:00.

Situata epidemiologjike në lidhje me infeksionin Sars-Cov2 dhe sëmundjen Covid-19 ashtu si në të gjitha vendet e botës, edhen ë Shqipëri paraqitet me një rritje të numrit të rasteve javët e fundit, gjë që është reflektuar edhe në shifrat e incidencës, 130 raste për 100 mijë banorë. aktualisht në vend kemi 500 vatra aktive dhe 35% e tyre janë në Tiranë. Vlerësohet se rastet e rritura pozitive përkojnë me hapjen e shkollave, bareve dhe restoranteve dhe njëkohësisht me fazën e lehtësimit të masave shtrënguese por dhe me sezonin e vjeshtes që sjell më shumë grumbullime në ambjentet e brendeshme dhe rritje të kontakteve në ambiente të mbyllura. Njëkohësisht, Komiteti Teknik po vlerëson mbylljen e bareve e kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22.00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku të madh potencial nga grumbullimet në atë zonë gjate orëve të natës. Një thirrje për të gjithë, për të zbatuar rregullat e vendosura, nëse nuk ka disiplinë do të rrezikojme mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Vendimi që kemi marrë për maskën e detyrueshme është një vendim i drejtë, i provuar tashmë për dobinë e tij. Mbajeni maskën kudo dhe ruani distancimin fizik, pa harruar higjienën e duarve”, u shpreh Rakacolli.