Silva Bino: S’mund të vaksinoheni nëse keni familjarë të infektuar, duhet të prisni dy javë

69

Shefja për Sëmundjet Infektive në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino kan kërkuar që qytetarët që kanë pasur kontakt me një të infektuar duhet të presin dy javë për ta bërë vaksinën.

Sipas Binos, kur qytetarët kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë periudha e inkubacionit në mënyrë që ata të injektohen.

Ajo shtoi se katër tipet e vaksinave që kanë hyrë në Shqipëri janë efikase dhe ulin format e rënda dhe vdekjet nga koronavirusi.

“Shpesh herë, ka qytetarë që janë asimptomatik dhe kanë pasur kontakt me një person pozitiv. Normalisht, ata nuk duhet të vaksinohen brenda dy javëve. Kur kanë të infektuar brenda familjes, duhet të kalojë dy herë periudha e inkubacionit. Nuk ka asnjë indikacion të veçantë për një vaksinë apo tjetër. Të gjitha vaksinat të mbrojnë ndaj sëmundjeve të rënda 100% dhe ndaj vdekjeve. Ky është misioni kryesor në lidhje me Covid-19. Sa i përket transmetueshmërisë, kjo gjë po studiohet”, tha Bino.