Situata në rajonin e Nago-Karabakut, Putin takohet me kryeministrin e Armenisë

57

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kryeministri armen Nikoll Pashinyan diskutuan situatën në rajonin e Nago-Karabakut në një takim në Moskë të Mërkurën.

Putini tha përpara takimit se Rusia është një nga investitorët kryesorë të ekonomisë armene, pasi 40% e të gjitha investimeve në vend janë me origjinë ruse.

Ai vuri në dukje se qarkullimi dypalësh i tregtisë midis Rusisë dhe Armenisë ra vitin e kaluar për shkak të pandemisë dhe shprehu shpresën se ajo do të rimëkëmbet së shpejti.

Pashiani u pajtua me Putinin, duke thënë se marrëdhëniet ekonomike janë të rëndësishme dhe se ai do të diskutojë me Putin ndërtimin e një termocentrali në Armeni.

Duke lavdëruar përpjekjet e Rusisë në Karabak, Pashinyan tha “prania e paqeruajtësve rusë në rajon është duke u bërë një faktor i rëndësishëm i stabilitetit dhe sigurisë.”

Pashinyan tha se problemi i Nago-Karabakut nuk është zgjidhur ende dhe vuri në dukje se shkëmbimi i të arrestuarve është një nga problemet aktuale, raporton Anadolu Agency.

“Ekziston një problem që nuk është zgjidhur ende. Problemi është shkëmbimi i të burgosurve dhe të arrestuarve të tjerë. Ata supozohej të ktheheshin në atdheun e tyre, por fatkeqësisht, ata janë akoma të vendosur në Azerbajxhan,” tha ai.

Marrëdhëniet midis dy ish republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Nago-Karabakun, i njohur gjithashtu si Karabaku i Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit dhe shtatë rajone fqinje.

Kur përplasjet e reja shpërthyen në 27 Shtator të vitit të kaluar, Armenia nisi sulmet ndaj civilëve dhe forcave Azerbajxhanase dhe madje shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Gjatë konfliktit që zgjati gjashtë javë, i cili përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Rusia, Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra të tij nga pushtimi armen. Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Rusia në 10 nëntor për t’i dhënë fund luftimeve dhe për të punuar drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse.

Një qendër e përbashkët turko-ruse u krijua për të monitoruar armëpushimin. Trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur gjithashtu në rajon.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016