Situata politike/ Komisioneri për zgjerimin në BE zbarkon nesër në Tiranë

89

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi do të zbresë nesër në Tiranë, ku do të mbajë edhe një fjalim në Parlament.

Situata e akuzave të ashpra politike e krijuar pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ka bërë që komisioneri i Zgjerimit të vizitojë ditën e mërkurë Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasadori i BE, Luigi Soreca lajmëron se komisioneri Varhelyi do t’i drejtohet Parlamentit, gjë që e lajmëroi edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dje në parlament.

Varhelyi do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

“Oliver Varhelyi do të vizitojë rajonin këtë javë për të prezantuar Raportet Vjetore ËB6 & Planet Ekonomike / të Investimeve. Ai do të jetë në Tiranë – në orën 7.10 pasdite, ku do t’i drejtohet Parlamentit dhe të takohet me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama. Ai gjithashtu do të takohet me kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe organet e vettingut”, shkruan Soreca.