Skandal dhe shantazh/ Videoja erotike e Valbuenas, Benzema përfundon në gjykatë

94

Bomberi francez Karim Benzema do të dalë para gjykatës ku do të gjykohet për video-skandalin e vitit 2015 ku shfaqet ai edhe ish-shoku i kombëtares franceze, Mathieu Valbuena.

Benzema akuzohet për shantazh, pasi në transkriptimet, që kanë rrjedhur prej zyrave të Prokurorisë, zbulohen bisedat mes futbollistit të Real Madrid dhe një shoku të fëmijërisë, gjatë të cilave Benzema rrëfen se po mundohet të bindë Valbuenan që të paguajë.

Në këtë mënyrë, videoja erotike e tij nuk do të dalë në publik.

Kjo telefonatë e bërë nga 3 shantazhuesit është regjistruar, mes të cilave edhe 20 minutat e bëra në 6 tetor.

“I thashë që, nëse do që videoja të shkatërrohet, atëherë duhet të takohesh me mikun tim në Lion. Unë mund të të ndihmoj, pasi nuk ka kopje të tjera. Por ai mendoi se kjo ishte një shaka fillimisht, e më pas u zbeh duke pyetur, nëse mund të dalloheshin tatuazhet në videon erotike”.