Skandali / Gazetari shqiptar i dashuruar pas ushtrisë së “Vorio Epirit”

7648

Nuk janë legjenda sjelljet që ushtria e “Vorio Epirit” ka bërë ndaj shqiptarëve.

Ka me qindra histori të dhunimit fizik të shqiptarëve, e deri të vrasjeve të tyre e ende drejtësi nuk është bërë.

Po ashtu, nuk është e largët si kohë, kur ushtarët grekë në kor, këndonin kundër shqiptareve. Por, të gjitha këto të duken tragjike kur shikon se gazetari shqiptar Ilir Paço, është i mahnitur ndaj ushtrisë së “Vorio Epirit”.

Faqja Himara.gr, kishte postuar një ushtar grek që shenjë dalluese në sup ka vendosur flamurin e Epirit te Veriut, i cili mbante një armë. Nga kjo pamje na është mahnitur gazetari Ilir Paço, i cili në ekzaltim e sipër i ka bërë zemra fotos.

Ushtari në foto në shenjën dalluese në sup ka vendosur flamurin e Epirit te Veriut i cili simbolizon Qeverinë e Epirit 1914 sipas te cilit krahinat e jugut te Shqiperise drejtoheshin si Federate Greke brenda kufijve te Shqiperise sipas një antishqiptarizmi te orkestruar nga greket me ndihmën e ndërkombëtareve.

Nuk i dimë se çfarë arsyesh ka Paço për të qenë kaq shumë i dashuruar me ushtrinë greke, aq më tepër, me ushtar të tillë, por mos të duket çudi që edhe ky të jetë pjesë e listës sekrete që paguhen nga ministria e jashtme greke.

Megjithatë, Paço duhet ta dijë që Shqipëria i ka dhënë gjithçka ka pasur, e ndërsa ai dashuron një shtet tjetër.

/Descript.al/