Skandali me të dhënat personale/Veliaj në takim me të rinjtë: U jemi mirënjohës të gjithë patronazhistëve

123

Gjatë një takimi elektoral të kryeministrit Rama ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili falënderoi patronazhistët për aktivizimin e tyre.

‘Fjala patronazhist, është bërë kryefjalë e këtyre ditëve, ne u jemi shumë mirënjohës të gjithë patronazhistët tanë, të cilët mundohen që të takojnë njerëzit të shpjegojnë programin dhe të tregojnë gjëra prej vërteti.’- tha Veliaj.

Kujtojmë se pak ditë më parë është publikuar në media se të dhënat e të gjithë personave që kishin përdorur platformës e-Albania ishin vjedhur dhe pretendohet se do përforeshin për zgjedhje.