S’kanë të sosur çuditë në Tiranë/Zjarri përpin pemën te Ish-Ekspozita. Në vend të zjarrfikëses, flakët i shuan betonierja-VIDEO

90

Ngjarjet e shumta që ndodhin në vend dhe kryesisht në kryeqytet, shpesh janë edhe të çuditshme.

Një e tillë ka ndodhur edhe sot në rrugët e kryeqytetit, ku mund të hasësh shpesh  betoniere, të cilat përdoren për ndërtimet e shumta që kanë mbirë si’ kërpudha pas shiut’.

Ndryshe nga ditët e tjera, betonierja sot kishte një funksion krejt tjetër. Ajo kishte marrë funksionet e zjarrfikëses, ku punëtorët shuan flakët që kishin nisur të përpinin një pemë te Ish-ekspozita.

Ashtu siç duket edhe në videon e dërguar në redaksinë e ‘Descript.al’, qytetarët e rastit që kishin pikasur pemën që po digjej kishin lajmëruar zjarrfikësen, por në vend të saj erdhi betonierja punëtorët e së cilës bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Me këtë rast, betonierja kreu një funksion të dobishëm ndryshe nga ditët e tjera që përdoret për ndërtimet që kanë betonizuar kryeqytetin./Descript.al/