“S’mund të hesht më edhe pse rrezikoj jetën” / Virologia e njohur trondit botën me deklaratën e saj për Covid-19

642

Shkencëtarja e njohur kineze, Li Meng Yan, e specializuar në virologji dhe imunologji në Hong Kong, por është arratisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se ka prova qe virusi u prodhua në laborator.

“Virusi vjen nga laboratori në Wuhan, në vetëm pak ditë ne do të publikojmë raportin që e vërteton këtë. Është një virus i rrezikshëm dhe unë nuk mund të hesht edhe pse rrezikoj jetën time, të familjarëve dhe miqve të mi. Është kritike të njohim origjinën e virusit pasi ndryshe ne nuk mund ta mposhtim atë” tha ajo.

Kjo është hera e dytë që Jan shfaqet në televizion, pas intervistës së saj të parë në muajin korrik, për mediat amerikane.

Ajo ka deklaruar se punonte me një grup ekspertësh nga më të mirët në botë që në fazat e hershme të studimit të sëmundjes, por nuk u lejua që të publikonte gjetjet e saj.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Universiteti i Hong Kongut kundërshtojnë pretendimet e shkencëtares.