Socialistët nuk i ndahen Bashës / Kërkesë Ruçit: Të ngrihet Komision për raportin e Dick Martyt!

122

Një komision i posaçëm parlamentar pritet të ngrihet përsa i përket akuzave të mazhorancës mbi rolin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në hartimin e raportit të Dick Martyt.

Mësohet se 18 deputetë të Partisë Socialiste i janë drejtuar ditën e sotme Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i kërkojnë ngritjen e këtij komisioni, me objekt pikërisht rolin e Bashës në hartimin e raportit të Dick Martyt.

kërkesën e tyre, deputetët socialistë shprehen se, ky komision duhet të hetojë rolin e përfaqësuesve politikë shqiptarë në ndihmë të veprimtarisë kriminale të drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Ngritjen e një Komisioni të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që janë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione politike shqiptare nëpërmjet veprimeve dhe mos-vperimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë. Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet t’i vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’i prezantojë para Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati kohor prej 3 muajsh”, thuhet në kërkesën e hartuar nga deputetët socialistë drejtuar kryeparlamentarit, Gramoz Ruçi.

(Descript.al)