Sondazhi i Descript.al/ Rezultati befasues për fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit! Votuan mbi 21 mijë qytetarë

25144

Kur jemi 2 muaj para zgjedhjeve, Descript.al vendosi të organizojë një sondazh online me një pyetje shumë të thjeshtë: Kush do të jetë kryeministër i Shqipërisë pas 25 prillit?

Sondazhi u realizua në faqen e facebook të Descript.al, ku zgjati 7 ditë. Gara mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës ishte shumë e ngushtë, ku në një ditë dilte para kryeministri aktual, e ndërsa ditën tjetër udhëhiqte kreu i opozitës.

Në sondazhin e realizuar nga Descript.al kanë votuar mbi 21 mijë qytetarë, një shifër kjo e jashtëzakonshme.

LEXO EDHE:

Rikthehet Pëllumb Pipero dhe bën parashikimin/ Ja çfarë do të ndodhë në mars dhe në fund të vitit…

Që në krye të herës, u vu re një angazhim shumë i madh i strukturave të PD dhe PS, që sondazhin tonë ta shpërndanin tek faqet e partive të tyre në Facebook.

E bukura e këtij sondazhi është që në 21 mijë votues, në përfundim të sondazhit, rezultati ka qenë befasues, më shumë për diferencën sesa kush fitoi.

Për vetëm 3 vota, në sondazhin me mbi 21 mijë votues, Lulzim Basha ka fituar ndaj kryeministrit aktual, Edi Ramës.

Përkatësisht Edi Rama ka marrë 10 738 vota, ndërsa Lulzim Basha ka marrë 10 741 vota.

Descript.al falënderon qytetarët që janë angazhuar në këtë sondazh, ndërsa shumë shpejtë do të publikojmë sondazhe të tjera për të parë se kush është fitues në garën politike në qarqet e Shqipërisë.

©Copyright Descript.al

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.