Soni Malaj flet për herë të parë për ‘ribashkimin’ e bujshëm me Flor Mumajesin

309

Rikthimi i Soni Malaj me një bashkëpunim me Flori Mumajesin pas 10 vitesh i befasoi të gjithë.Por teksa të gjithë mendonin se ish-çifti i kishin shkëputur të gjitha marrëdhëniet pas ndarjes së tyre, e kundërta ka ndodhur.Gjatë një interviste, Soni Malaj rrëfeu se kanë mbajtur kontakte përgjatë gjithë kësaj periudhe dhe kanë respekt shumë të madh për njëri-tjetrin.Këngëtarja theksoi se “rrugëtimin e tyre njerëzor e kanë nisur si miq dhe kanë mbetur prapë të tillë”.Ajo u shpreh se e vlerëson shumë Florin Mumajesin, pasi ky i fundit la pas dhimbjen për vdekjen e nënës për t’iu gjendur asaj pranë në konkursin e “Këngës Magjike”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ 🦂 (@soni_malaj)


“Po unë me Florin kemi pasur marrëdhënie njerëzore të vazhdueshme pavarësisht se nuk e kemi bërë kaq publike.Ndër vite kemi qenë në kontakt dhe ruajmë një respekt shumë të madh për njeri-tjetrin. Ne rrugëtimin tonë njerëzor e kemi nisur si miq dhe jemi prapë miq.Bashkëpunimi artistik erdhi shumë natyrshëm. Isha e lumtur që më erdhi si ftesë për të bashkëpunuar nga ana artistike me Brunon dhe me Florin. Ndoshta u bë paksa mediatike për historikun, gjithë fokusin e kemi pasur tek kënga. Me gjithë kohën jo të mirë që Flori po kalon, me ndarjen nga jeta të njeriut më të rëndësishëm të jetës së tij, përkushtimi i tij ndaj meje, ndaj materialit ka qenë maksimal.Dhe unë e vlerësoj pafund sepse edhe unë e kam kaluar vetë ndarjen nga jeta të një prindi. Për ne artistët është e vështirë të rikthehesh në punë dhe të bësh muzikë. E kam vlerësuar jashtë mase këtë anë të Florit, që ka lënë dhimbjen e tij mënjanë për t’mu gjendur mua pranë në këtë konkurs dhe për të më përkrahur,” është shprehur Soni.