SPAK i arrestoi me bujë të madhe si bashkëpunëtore të Tires, dy infermieret dalin të “pastra”

248

Gjykata ka vendosur ditën e sotme të lërë të lira dy infermieret e Shefqet Ndroqit, të cilat u vunë në pranga pak ditë më parë nga SPAK.

Sipas vendimit të gjykatës Sidorela Cela dhe Rukije Hoxhën, janë lënë me detyrim paraqitje pasi nuk janë gjetura prova të mjaftueshme se ato kanë bashkëpunuar me Tire Alldërvishin.

Tire Alldërvishi, sanitare e vjetër në spitalin “Shefqet Ndroqi” tashmë ndodhet pas hekurave, ndërsa hetimet e prokurorisë zbuluan se pjesë e skemës së korrupsionit ishin dhe 3 infermiere e një sanitare tjetër, të cilat u vunë në pranga.

Por ditën e sotme, gjykata ka vendosur që dy prej sanitarve t’i lërë të lira, ndërsa Tire Alldërvishi mbetet akoma në burg.

Vajza e pacientes Liljana Kalemi denoncoi në media se pagoi 8 milionë lekë të vjetra në kohë të ndryshme tek Tire Alldërvishi, me premtimin se do ia shpërndante bluzave të bardha për një kujdes më të mirë ndaj nënës së saj.