SPAK merr në pyetje Olta Xhaçkën, dyshimet e prokurorisë për dy tendera

119

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është duke kryer verifikime për rolin e ish-ministres së Mbrojtjes, zonjës Olta Xhaçka në lidhje me të paktën dy tendera që ajo ka zhvilluar gjatë kohës që drejtonte institucionin e mbrojtjes.

Për këtë shkak SPAK e ka thirrur zonjën Xhaçka dhe e ka marrë në pyetje si person që ka dijeni në lidhje me këto tendera. Burime të besuar pranë Prokurorisë së Posaçme bënë me dije për News24 se zonja Xhaçka është marrë në pyetje lidhur me një tender që ka të bëjë pikërisht me blerjen e 300 mijë maskave mbrojtëse për Forcat e Ushtrisë të cilat u angazhuan dhe patrullonin në rrugët e kryeqytetit dhe jo vetëm, gjatë kohës që Shqipëria ishte në karantinë, pra pranverën e vitit 2020.

Sipas tenderit të firmosur nga znj. Xhaçka rezulton se atë kohë Ministria e Mbrojtjes kishte porositur të paktën 300 mijë maska, por më pas për arsye ende të paqarta dhe që po hetohen nga SPAK ky tender është ri-negociuar dhe numri i maskave është ulur në 100 mijë të tilla. Për këtë arsye SPAK ka dyshime se përmes këtij tenderi mund të jenë kryer shkelje të barazisë në tendera apo mund të ketë dhe vepra të tjera penale.

Për këtë shkak pasi ka marrë në pyetje të gjithë anëtarët e komisionit ka ftuar në pyetje dhe zonjën Xhaçka, e cila sikurse thuhet nga burime të SPAK është kryer nga oficerja e Policisë Gjyqësore Elona Dautaj për afro 40 minuta diku në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Prokuroria e Posaçme është duke zhvilluar njëherazi edhe hetime sa i përket tenderit të blerjes së ushqimeve për familjet në nevojë që iu dha një firme nga Maqedonia e Veriut e cila nuk kishte asnjë eksperiencë në këtë fushë, por merrej kryesisht me çështje të kompanive celulare.

Sa i takon tenderit për maskat, Xhaçka është marrë në pyetjes pasi firma e saj gjendet në prokurim. Ndërkohë, në lidhje me tenderin e ushqimeve po hetohet për rolin që ministrja ka pasur në procedurë.

Ndërsa tenderi i dytë është ai për blerjen e ushqimeve kundrejt nevojave të ushtrisë, që është denoncuar nga Partia Demokratike. Sjellim në vëmendje që pas ndryshimeve në qeveri, Olta Xhaçka nuk mban më postin e Ministres së Mbrojtjes, por atë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropën.