Spartak Ngjela rreshtohet krah qeverisë e fyen kontrollorët: Ç’janë këta budallenj,ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë

7856

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar lidhur me pezullimin e punës të kontrollorëve ajror të “Albcontrol” që ka sjellë edhe paralizimin e aeroportit “Nënë Tereza”.

Në një postim në rrjetin social FB, Ngjela shkruan se nuk mund të bllokohet një aeroport në një vend të NATO-s, teksa sipas tij prapa kësaj situate qëndrojnë Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Ç’janë këta budallenj, ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës?-shkruan ndër të tjera Ngjela.

Reagimi i plotë:

Ç’janë këta budallenj që dëgjojnë të deprimuarit nga akuza për korrupsion dhe

bllokojnë Areoportin Nënë Tereza në Tiranë?

Ku mund të bllokohet dot një aeroport në një vend të NATO-s? Kurrë!

Budallenj: pse pak kontrollorë ajrorë ka në Uashington dhe në Berlin. NATO ka qindra aeroporte ushtarakë, dhe po kaq janë bazat amerikane.

Kaq të leshtë paskan qenë drejtuesit politikë të kontrollorëve dhe vetë kontrollorët!!!

Në datën 25  prill NATO ka në Shqipëri stërvitjen DEFENDER… Saliu dhe Meta do ta ndalojë këtë? Hajde mendjengushtësi, hajde!

Janë në depresion,  por kontollorë zestë pse vajtën dhe humbën punën, dhe lirinë.!!!

Ku pyet Uashingtoni për 30 kontrollorë në Rinas përpara një stërvitjeje ushtarake nga më të mëdhatë e kohës?

Rrini të qetë. Nesër fillojnë fluturimet, por mjerë kontrollorët nëse janë edhe të paguar.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.