Gjendja mes Lazios dhe portierit të kombëtares, Thomas Strakosha sa e vijnë e përkeqësohen.
Nervozizmi ndaj vendimit të trajnerit Simone Inzaghi pasi ka mësuar që nuk do jetë titullar ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë gardianit kuqezi.
Portale të afërta me skuadrën e Lazios kanë mësuar se pasi trajneri i ka komunikuar që nuk do jetë portier titullar në ndeshje, ai ka hedhur dorezat në tokë dhe ka braktisur seancën stërvitore me justifikimin e problemeve fizike.
Sjellja e portierit ka qenë një arsye më shumë për drejtuesit e klubit që ta nxjerrin në merkato.
Gardiani i kombëtares shqiptare nuk ka pranuar që të firmosë rinovimin e kontratës pas humbjes së vendit të titullarit. Ndërsa kujtojmë se kontrata e tij skadon në vitin 2022 me Lazion që është e hapur të presë ofertat për të.