Studim i ri/ Injektimi vullnetar i gjakut rrit dëshirën seksuale te meshkujt

75

Shkencëtarët kanë zbuluar se injektimi i gjakut te organi gjenital mashkullor rrit libidon ose dëshirën seksuale.

Në provën e parë të terapisë së gjakut, 7 në 10 meshkuj vunë re një përmirësim të madh në funksionin e ereksionit dhe kjo zgjati për të paktën 6 muaj.

Përpara trajtimit, vullnetarët në Universitetin Aristotel në Selanik të Greqisë, nuk kishin qenë të aftë seksualisht mesatarisht për 6 vite, shkruan TheSun.

Ekspertët mendojnë se injektimi nxit rritjen e enëve të gjakut, që rinis furnizimet në penis. Njëjtë si Viagrat, ato mund të rrisin nivelet e oksidit nitrik që ndihmon në rrjedhjen e gjakut.

Doktor Ioannis Mykoniatis deklaroi se injektimet e gjakut ofrojnë një qasje të re në trajtimin e impotencës tek meshkujt dhe rezultatet janë goxha premtuese.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.