Sulmet ajrore në Siri, Franca mbështet SHBA-në

87

Franca tha se qëndron pranë SHBA-së pas sulmeve ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në Siri në përgjigje të sulmeve ndaj bazave të koalicionit në Irak, tha Ministria e Jashtme Franceze në një deklaratë të premten, raporton Reuters.

“Në dritën e këtyre sulmeve të papranueshme, të cilat ne i kemi dënuar vendosmërisht, ne qëndrojmë me aleatët tanë Amerikanë,” tha deklarata.

Sulmet ajrore synuan vendet e milicisë në anën Siriane të kufirit Irako-Sirian, ku grupet e mbështetura nga Irani kontrollojnë një vendkalim të rëndësishëm për armët, personelin dhe mallrat.

Ky artikull është i shkruar nga gazetarët e Descript.al, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.

Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Descript.al dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.