Sulmi terrorist në Nisë/Meta: E dënoj me forcë ngjarjen, solidarizohem me popullin francez

64

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në “Facebook” shkruan se dënon me forcë sulmin terrorist në Nisë të Francës.

Meta thekson se ngjarja ishte e shëmtuar, kurse shton se solidarizohet me popullin francez.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Shumë i tronditur nga sulmi i sotëm terrorist në Nisë.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve.

Dënoj me forcë sulmin dhe solidarizohem me popullin mik francez, Presidentin Macron, si dhe me autoritetet franceze në përballje me këto akte barbare që synojnë të mbjellin frikë e terror. 欄