Sulmi terrorist në Vjenë/ Austria përforcon mbrojtjen në kisha

56

Ministri i Brendshëm i Austrisë ka deklaruar këtë të enjte se do të forcojë sigurinë në kisha, që një sulm terrorist i përsëritur të mos ketë mundësi të ndodhë.

Kujtojmë që kryeqyteti austriak, Vjena, përjetoi një sulm të tmerrshëm terrorist nga një militant i Shtetit Islamik, i cili la të vdekur 4 persona, shkruan Reuters.

“Hetimet aktualisht tregojnë se nuk mund të përjashtohet mundësia që autori i krimit i kërkonte viktimat e tij në kisha. Prandaj do të ketë një mbrojtje të përforcuar të objekteve të kultit që nga dita e sotme.”, tha ministri i Brendshëm, Karl Nehammer, në një konferencë shtypi.

Autoritetet austriake kanë pranuar se janë bërë gabime të patolerueshme në trajtimin e informacionit mbi autorin, i cili nënkupton një dështim total të inteligjencës së vendit.

/descript.al/